Lajme

Hasbulla nuk i ndahet dot trendeve, provon çizmet e famshme “Super Mario”


Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara nga një personazh i manga-ve japoneze, i njohur si Astro Boy, të gjithë i përqeshën dhe i etiketuan si një “shpërfytyrim” i modës.

Mirëpo, bota është e çuditshme dhe në realitet, ato çizme janë kthyer në një trend real, jo të rrugëve, sa të mediave sociale.

“Pre” e kësaj ekstravagance, ka rënë përfundimisht edhe një prej yjeve të mediave sociale, Hasbulla Magomedov, i cili është parë së fundmi të veshë çizmet 3 mijë e 650 dollarëshe, duke i çmendur krejtësisht ndjekësit e tij në të gjitha platformat.

Fakti se ai është një person i kushtëzuar nga një trup i vogël dhe se çizmet në vetvete janë të stërmëdha, e kanë bërë të duket qesharak (për mirë), duke nxitur batuta të panumërta në rrjet dhe duke e kthyer Hasbullaun edhe në meme.

Ndër të tjera, ai ka veshur edhe një kapele të stërmadhe po të kuqe, e cila e ka bërë të duket edhe më qesharakun Hasbullaun.

Ky i fundit, me të qeshurën karakteristike dhe me sportivitetin që e veçon prej të tjerëve, ka nisur të hedhë vetë batuta mbi pamjen e tij, duke e kthyer postimin në akoma më të pëlqyer.

Pse jo fundja? Bota është e Hasbullaut!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore