Jetesë & Stil

Harrison Ford plagoset në xhirimet e “Indiana Jones 5”


Ndonjëherë jo gjithçka ecën ashtu si planifikohet dhe kështu ndodhi edhe në shesh xhirimet e fundit të “Indiana Jones 5”.

Teksa po xhiroheshin disa skena “lufte”, ylli amerikan i filmit, Harrison Ford, ka pësuar një dëmtim në shpatull.

E ky dëmtim artistit do t’i kushtoj me një pauzë deri në një moment të caktuar, ndërsa regjisori, James Mangold, është i detyruar të vazhdoj xhirimet pa prezencën e Ford.

Shkalla e dëmtimit të Ford është e panjohur akoma, por gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që ai dëmtohet ndërsa xhiron një film.

Edhe në të kaluarën, Ford pësoi një dëmtim serioz në shpinë teksa po xhironte në një nga skenat e “Indiana Jones and the Temple of Doom”.

Por, pa incident nuk shpëtoi asi në xhirimet për “Star Wars: The Force Awakens”, teksa kishte pësuar frakturë në këmbë.

Në anën tjetër, “Indiana Jones 5” është filmi i pestë dhe i fundit në seri, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Ky është një projekt i ardhshëm i zhanrit aksion-aventurë amerikan i drejtuar nga James Mangold, me një skenar të bashkë-shkruar nga Mangold, Jez Butterworth dhe John-Henry Butterworth.

Filmi u shfaq premierë për herë të parë në Festivalin e Filmit në Cannes më 18 maj të vitit 2008 dhe u publikua masivisht më 22 maj 2008.

Kritikët e vlerësuan filmin për efektet vizuale, shfaqjet, sekuencat e veprimit, partiturën muzikore të John Williams dhe modelin e kostumeve.

Nga ana tjetër u kritikua dialogu, vija e historisë, hapat e tepërt dhe përdorimin e tepërt të “CGI” .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore