Lajme

Haradinaj, Vetëvendosjes: Duhet t’u vijë marre, nuk luhet me veteranët


Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kur flet për veteranët e UÇK-së, ngrihet në këmbë.

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kur mori fjalën në Kuvend për të folur rreth projektligjit të pagave në Kosovë, nuk shfrytëzoi foltoren, por nga ulësja, në këmbë, u kërkoi deputetëve të mazhorancës të tërheqin këtë ligj, sepse lënia e veteranëve jashtë këtij projektligji është veprim i turpshëm.

“Është turp i madh që njerëz të popullit si ky zotëri Muja e plot të tjerë, kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit, çfarë po e dëgjojmë sot në parlament, pra është turp i madh”.

“Si me ja pru vetes, si me ja pru këtij populli, si me ja pru këtij parlamenti me diskutu, a është në rregull me i nda veteranët kur e rrisim pagën minimale, apo nuk është?”, vazhdon më tej Haradinaj.

“Është turp për ty, Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës”.

“Është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Rumollin Enver Dugollin, e krejt këta të tjerët”, përmend specifikisht deputetët e Vetëvendosjes, të cilët kanë kontribuar në forma të ndryshme për çështjen kombëtare.

“Duhet me ju ardhë marre çka jeni t’u bë”.

“A jeni njerëz, a çka jeni?”, pyet Haradinaj, i mllefosur.

Pas kësaj, ish-komandanti i UCK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i prerë, duke thënë se këtë lojë nuk do të lejojë ta vazhdojnë askush nga deputetët, të cilët janë në pozitë. Ai kërkoi që projektligji për pagat në këtë formë të tërhiqet nga vetë propozuesi, Ministria e Financave.

“Nuk keni me mujt me shku kësaj rruge, nuk keni me mujt me kalu këtë ligj se po doni me bo lojë, hajde deri ku po shkojmë”.

“Hejke këtë ligj. Ai Murati le ta hjekë. Ai që e ka pru le ta hjekë”.

“Hjekne këtë ligj dhe mos luani me këto sene”.

“Për 35 a 40 euro të veteranëve. E gjetët me i nda ata e me i kry punët e tjera?”.

Haradinaj kërkoi që, në këtë projektligj, veteranëve t’u mundësohet e drejta e punës, pa ua hequr të drejtën e pensionit të veteranit.

“Duhet me ua mundësu me punu pa e humb të drejtën e pagës së veteranit, por jo me lujt me ta, me i poshtëru e me i obligu me ardhë para derës së juj. A qeshtu doni me vazhdu, a?”, pyeste Haradinaj, deputetët në sallë.

“Naluni sa nuk është bërë më keq, sa nuk jeni shku më fell. Ma mirë është me u nalë sot, sesa nesër”.

“Naluni!”, përfundoi Ramush Haradinaj.

Veteranët e UÇK-së protestuan para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të përfshihen në projektligjin e ri të pagave.

Veteranët e UÇK-së protestuan para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të përfshihen në projektligjin e ri të pagave.

Të revoltuar ata thyen kordonin e policisë dhe u futën në oborrin e Kuvendit, duke tentuar që të hyjnë brenda institucionit.

Por, ishin Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës ata të cilët penguan këtë gjë.

Që të qetësohen dhe të mos bëjnë dëme, veteranëve u foli deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.

“Na nuk jemi pak, na jemi shumë, sepse ne e kemi bërë luftën, kemi sjellë lirinë dhe e kemi bërë këtë shtet. Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një duhet ta dini që këto institucione dhe këta policë janë tonët. Mos gaboni me dëmtu asnjë gjë”, tha Berisha.

“Runa zot me prekë policin, sepse prekni në gjak të dëshmorit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore