Haradinaj vazhdimisht po i thotë Kurtit se “është njeri i Serbisë”, pse kryeministri s’po i reagon?
“Kurti ka qenë në mision tek armiqtë, ata e kanë ndihmuar për t’u ngritur në pozitë. Ai edhe financimet i ka të dyshimta, ai ka transaksione nga Serbia… Në Kosovë kemi vetëm një detyrë, pra largimin e një kryeministri që është rekrutuar nga Serbia”.
Kështu ka pretenduar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për agjencinë kosovare të lajmeve “Ekonomia Online” të dielën, por nuk ka dhënë asnjë provë.
Por, kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e akuzon kreun e ekzekutivit kosovar për “tradhti” ndaj interesave kombëtare të Kosovës.
Para një jave, kreu i AAK-së ka deklaruar se Kurti mund të ketë marrë “obligime” nga Serbia pas lirimit nga burgu më 2001.
Ndërkaq të kaluarën, ish-kryeministri gjatë një interviste në Klan Kosova pati theksuar edhe se “lidhja e Kurtit me një vajzë serbe” i ka ndihmuar këtij të fundit sa ka qëndruar në burg në Serbi.
”Përkundër të këqijave që ia kanë bërë, ka shumë shenja që tregojnë që Kurti është në shërbim të agjendës serbe dhe ruse”, shprehej i bindur Haradinaj.
Madje në vazhdim të intervistës, deputeti i AAK-së e pati thënë me bindje që Kurti është në shërbim “të agjendës ruse dhe serbe”.
“Konfirmimi po vjen nga veprat e tij gjatë këtij mandati qeverisës, meqë na kishte gënjyer që është për bashkim kombëtar, bashkimin kombëtar e paska pasur kartë vetëm për t’i frikësuar të tjerët nga pavarësia e Kosovës”, thoshte ai.
Kritikat për Kurtin, Haradinaj pati edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, teksa i kishte kërkuar llogari, pasi theksoi se lideri i LVV-së para 10 vjetëve ishte gjetur në një veturë “i mbuluar me batanije” me pjesëtarë të BIA-s serbe.
“Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq”, shkroi Haradinaj në Facebook.
“Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur”.
Tutje, Haradinaj ka akuzuar Kurtin edhe për “partneritet” me kriminelin që mori pergjegjësinë për sulmin terrorist në Banjë, Milan Radojiçiç, por i ka bërë të qartë se “po i bie maska”.
“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radoijçiç-in kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”, e pyeti ai kryeministrin.
Pos kësaj, vitin e kaluar në një bisedë në Tëvë 1, Haradinaj pati thënë se kryemisntri Kurti ka “kimi serbe”.
“Po shihet se kimia e Kurtit është edhe pak serbe”, tha Haradinaj, teksa vazhdoi shpjegimin: “Kimia, pra përbërja e tij si person është pak serbe”.
Ndërkaq në një intervistë për gazetën “Blic”, po ashtu kishte hedhur dyshime se “veprimet guerile” të kryeministrit Kurti në pjesën veriore të Kosovës “po i shërbejnë agjendës ruse dhe serbe”.
“Dihet se agjendat e Serbisë se çka kanë qëllime në veri. Nuk është se ai, Kosova dhe bota nuk i dinë qëllimet e Serbisë. Veprimet e këtij të vetme pa amerikanë janë të dëmshme”.
Në një prononcim tjetër të Haradinajt gjatë vitit 2021 në Kanal 10, ky i fundit pati potencuar se “Kurti nuk është i Kosovës”, por është i kontraktuar “prej armiqve të shqiptarëve”.
Megjithatë, akuzave të Haradinajt deri më tani nuk i është përgjigjur asnjëherë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbishkrime kërcënuese në veturën e zyrtarit të Kuvendit Komunal të Zveçanit
-
Joseph: SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë – ajo çfarë po bën Kurti është problematike
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres në normalizim apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
Lajmet kryesore
-
Shqiptarët janë më optimistët e rajonit, sipas Barometrit të Ballkanit 2024
-
Rritja e pensioneve nga 1 tetori, sa përfitojnë realisht pensionistët?
-
Lëvizja e Von der Leyen për të mbretëruar e vetme mes qeverive në krizë
-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për progres në normalizim apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?