Kosova

Haradinaj thotë se për gjashtë muaj, Kurti pësoi “debakël” politik


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

“Debakël politik” për Lëvizjen Vetëvendosje i ka cilësuar rezultatet preliminare të Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Për gjashtë muaj”, tha Haradinaj, “Albin Kurti ka rënë prej 50 në 23%”.

Diferenca e votës së LVV-së në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, konsideron Haradinaj, “asnjëherë s’ka qenë kaq e madhe”.

“Edhe në kohën kur thotë se se kemi qenë të dytët ose të tretët, dallimi i votës në mes të asaj nacionale dhe komunale nuk ka qenë aq i madh”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa këtë rezultat preliminar, udhëheqësi i AAK-së, e quan “rënie të pastër”.

“Jemi duke folur për 30% më pak. Nuk mendoj se ka të bëjë vetëm me listën ose problemet komunale. Por me qasjen e Kurtit dhe Vetëvendosjes”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Qasje mashtruese”, e ka quajtur Haradinaj politikbërjen Kryeministrit Kurti, duke thënë se  “20 vjet ka kritikuar për punësime familjare dhe ka bërë të njëjtën gjë me të ardhur në pushtet”.

“Të biesh nga 50% në 23% për gjashtë muaj, është debakëk politik”, ka thënë mes të tjerash Haradinaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore