Lajme

Haradinaj: Situata në Veri drejt eskalimit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë vendimin për targat, derisa sipas tij, “zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë”.

“Situata është keq dhe drejt eskalimit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe formalisht krye-negociatorin në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, do të takohet me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, këtë të mërkure në ora 15:00, raportojnë mediat serbe.

Por, për momentin nuk dihet saktë agjenda e bisedimeve apo nëse në to do të marrë pjesë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borej.

Udhëtimi, siç mëson Albanian Post nga burimet në Bruksel, vjen në kuadër të përpjekjeve dy ditore për të gjetur një zgjidhje rreth çështjeve të targave.

Ishte edhe vetë zëdhënësi i Bashkimit Evropian që në një përgjigje të tij për Albanian Post deklaroi se dyditëshi i shtyrjes do shfrytëzohet për takime.

“Ne do ta shfrytëzojmë këtë periudhë për të vazhduar bisedimet me të dyja palët me synimin për të gjetur një zgjidhje”, theksoi Stano për AP.

Në ora 15:00 nis takimi mes Bislimit dhe Petkoviç-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore