Lajme

Haradinaj, Kurtit: Zbrit në tokë o kryeministër


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sërish ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti për masat anti-COVID, që sipas tij janë të pakuptimta.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë, e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi!”

“Zbrit në tokë o kryeministër”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas masave të reja anti-COVID, hyrja në territorin e Kosovës lejohet vetëm për personat që kanë tre doza të vaksinës anti-COVID dhe ata që kanë dy doza të vaksinës dhe testin PCR negativ.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Edhe, në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se ora policore ka qenë e panevojshme.

“Kufizimi i lirisë, lëvizjes e veçanërisht operimi me orë policore pothuajse i jep një konotacion metik virusit, thuajse aj del natën e bën kërrdin në Kosovë e ditën e ka pushim”.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë obligativ vaksinimin kundër COVID-19

Ndërsa nga kryeqeveritari Kurti ka kërkuar, hapjen e kufijve të vendit në veçanti atij të Shqipërisë pasi që kërkimi i dozës së tretë të vaksinës në kufijtë e republikës së Kosovës nuk kontribuon në asgjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore