Lajme

Haradinaj kritikon Kurtin: Me xhipa e kapje bordesh, si do ta ndihmosh Kosovën?


Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë ka kapur institucionet dhe se ka penguar investimet në energji nga njëra anë ndërsa ka rritur çmimin e rrymës në anën tjetër.

Qeveria Kurti punësoi familjarët, kapi bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike por “Si do ta ndihmosh Kosovën z.Kurti?”, ka pyetur Haradinaj.

“Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin; Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione”.

Haradinaj tutje në postimin e tij në Facebook ka thënë se me militantë Kurti ka kapur bordet, ndërsa bujqve nuk u ka liruar derivatet, ndërsa ka shtuar numrin e “Xhipave të zi”.

Albin Kurti

“Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve”.

“Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e ‘xhipave qeveritarë’”.

Haradinaj ka thënë se deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje po dalin të jenë dëmtuesit më të mdhënjë të buxhetit të shtetit.

“Deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore”, ndërsa qytetarët në mënurë masive po “ikin” nga Kosova, andaj ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ju jep sqarime qytetarëve për situatën në të cilën i ka katandisur.

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Albin Kurti

Ndërsa Kurti, në një konferencë për media ka komentuar listën e shpenzimeve të deputetëve për karburante për dy muajt e fundit të vitit të kaluar, duke potencuar se një gjë e tillë është e trashëguar.

I pari i ekzekutivit ka bërë thirrje Kuvendit ta ndryshojë këtë rregullore.

Ai madje konsideron si të pa drejtë piketimin e ndonjë deputeti ose deputeteje të veçantë për një vendim që është e vitit 2011.

“Unë kuptojë që shpenzimet e tilla dhe këto praktika mund të kenë qenë të trashëguara nga kuvendet e kaluara sidoqoftë këto pagesa duhet rregulluar dhe kuvendi duhet të ndërmerre veprime për të ndryshuar rregulloren e kuvendit për kompenzimin e mjeteve për deputetët që udhëtojnë”, ka thënë Kurti.

“Unë e kuptojë plotësisht indinjatën e qytetarëve”.

Kurti gjatë konferencës ka përmendur edhe njoftimin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit në mënyrë vullnetare.

“Kusari-Lila, tashmë ka dhënë njoftim për këtë çështje, që deputetët tanë të tërhiqen vullnetarisht nga një kompensim i tillë dhe ka kërkuar nga Kuvendi të rishikohet kjo rregullore. Këto pagesa duhet të rregullohen, Kuvendi duhet të ndryshojë rregulloren për kompensimin për deputetët e Kuvendit”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore