Lajme

Haradinaj kritika Qeverisë: Produktet e Serbisë kanë pushtuar tregun e Kosovës


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ku ka publikuar një grafikon statistikor mbi importin e mallrave nga Serbia, duke bërë diferencimin në mes Qeverisë së tij dhe Qeverisë Kurti.

Ai tha se derisa Kosova importoi mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, në qeverisjen e tij Serbia mund të shiste 4 milionë euro produkte të saja duke paguar edhe taksën 100 për qind.

“Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë!”, shkruan Haradinaj nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook.

Gjithashtu, ai ka kërkuar nga qytetarët që të shohin shifrat dhe se produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës, kështu që ai theksoi se ky është reciprociteti mashtrues i Qeverisë Kurti.

“Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%! Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë!” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, në nëntor të vitit 2018, Haradinaj, që aso kohe ishte kryeministër i vendit, i kishte vendosur taksë 100 për qind produkteve të Serbisë, duke i pamundësuar shtetit serb të realizojë eksport në drejtim të Kosovës, me ngritjen drastike të çmimit me taksë.

Ndërsa, pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, taksa 100 për qind u vendos të zëvendësohej me reciprocitet.

 

Haradinaj kërkon nga Qeveria t’i publikojë shpenzimet për energjinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet t’i publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin e energjetik, duke filluar nga 1 tetori i viti të kaluar.

ish-kryeministri i Kosovës përmes rrjetit social Facebook ka thënë se është e pakuptueshme mjegulla që Qeveria ka krijuar në raport me energjinë elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj, duke shtuar se qytetarit nuk i intereson retorika, por llogaridhënia nga Qeveria.

“E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike”, ka shkruar Haradinaj.

“Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021”.

“Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime”.

Ai ka shtuar tutje se është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve.

“E pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj”, ka shkruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore