Lajme

Haradinaj ka udhëtuar për në Uashington: Do kem takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres


Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se tashmë gjendet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e “Lutjeve të Mëngjesit”.

“Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka postuar në përshkimin e tij edhe një foto, ku thotë të jetë me “miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë”.

May be an image of 3 people
Ramush Haradinaj ne SHBA

Në fund të tekstit, Haradinaj shkruan se “Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme”.

Ajo, thotë Haradinaj, duhet të “mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë”.

Vizita e Haradinajt në SHBA vjen në një kohë kur Ambasada Amerikane në Prishtinë ka ftuar akterë politikë, institucionalë e nga shoqëria civile për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore