Lajme

Haradinaj ia numëron Kurtit të gjitha dështimet e Qeverisë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke ia numëruar disa dështime në qeverisjen e deritashme.

Ai përmes një postimi në Facebook, pasi ka numëruar 12 pika në të cilat sipas tij ka dështuar Qeveria Kurti, e që sipas tij po ia vështirëson Kosovës ecjen përpara.

“Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj fillimisht për Qeverinë Kurti ka thënë se ka për qëllim, “mbushjen shpejt të arkës dhe shterimin e burimeve”.

 

“Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve, armiqësimi me sektorin privat dhe si rrjedhojë thellimi i mosbesimit të tyre dhe mospërkrahja nga ana e tyre e qëllimeve ekonomike”

Sipas tij, ekzekutivi ka për qëllim edhe zbehjen e patriotizmit.

“Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet”.

Kreu i AAK-së, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Në politikë të jashtme, i frikësuar nga dialogu dhe i frikësuar nga Amerika”.

Kjo qeveri thotë Haradinaj se dështoi edhe në luftën kundër krimit.

“Në siguri dhe rend publik, improvizime dhe lëvizje eksperimentale, kryesisht populiste, përfshirë edhe luftën kundër krimit”.

Po ashtu, për mosimplementimin e pavarësisë energjetike ai thotë se është, “rezultat pagesa e dhjetëra milionave për rrymën e shpenzuar në Veri”.

“Refuzim dhe dëmtim i mundësive investive në energji, i projekteve si Kosova e Re, Contour Global 500 MW dhe Gazsjellësi Amerikan me 200 milionë dollarë falas”.

Ai thekson se të gjitha këto tregojnë fytyrën e vërtetë të Qeverisë.

“Sulmet e ulëta nga militantët imagjinarë në internet, të paguar me parat e buxhetit të popullit, e tregojnë fytyrën e kësaj Qeverie. Të gjitha këto sulme vijnë si rrjedhojë e mungesës së vizionit dhe të pafuqisë me veprim qeverisës”

Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore