Kosova

Haradinaj: Bashkohemi me Shqipërinë nëse Kosova nuk integrohet ndërkombëtarisht


Kandidati për president, Ramush Haradinaj deklaroi se do të kërkoj referendum për bashkim me Shqipërinë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kjo do të ndodh nëse në Kosovë do vazhdojë të mos ketë progres .

“Dua të shtroj një pyetje para të gjithë juve. Çfarë do të ndodhë pas katër ose pesë vjetëve nëse nuk ka progres në Kosovë? Nëse pas katër ose pesë vitesh Kosova nuk është në NATO apo nuk janë liberalizuar vizat? Nuk është njohur nga pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe nuk është anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB)? Unë do të kërkoj referendum për bashkim me Shqipërinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, Kosova jo vetëm që nuk ka një liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian, por  ende mbahet zvarrë në dialog për t’u njohur nga pesëshja e BE.

Haradinaj tha se kohës për të qëndruar në konflikt të ngrirë siç thotë Vuçiç, duhet t’i vijë fundi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore