Sport

Hapja e stadiumeve në Evropë, ja si është situata në ligat më të forta


Stadiumet janë gati të hapen për tifozët në gjithë shtetet e Evropës. Por, teksa jemi në fillim të sezonit të ri futbollistik 2021/22, vetëm 10 vende në Evropë kane vendosur të hapin stadiumet në masën 100%.

Nga 30 ligat më të forta në Evropë, 10 do të lejojnë që stadiumet të hapen me kapacitet të plotë, ndërsa në disa vende kërkohet Green Pass ose tampona, në disa të tjera çdo gjë do të jetë e hapur plotësisht.

Zvicra, Spanja, Çekia, Letonia, Izraeli, Anglia, Franca, Danimarka, Belgjika dhe Austria janë shtetet evropiane që kanë dhënë dritën jeshile për të pasur stadiumet me kapacitet të plotë. Gjithsesi, në Spanjë dhe Francë fjalën e fundit do e thonë autoritetet lokale.

Greqia do i hapë në kapacitet 80% me Green Pass dhe tamponë për tifozët nën 18-vjeѯ. Rumania do i hapë në masën 75% dhe vetëm në bazë të procesit të vaksinimit mund të shkojë 100%.

Gjermania, Italia, Rusia, Polonia, Norvegjia dhe Turqia do të lejojnë hapjen e stadiumeve deri në masën 50%, për tifozët me Green Pass.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore