Lajme

Hapet ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Tel Aviv


Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) kanë njoftuar krijimin e ambasadës së tyre në Tel Aviv. Këshilltari i Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara (SHBA) njoftoi se Amerika shpreson të normalizojë marrëveshjet me Izraelin nën administratën e Biden-it.

Vendimi i kabinetit të UAE –së për të miratuar krijimin e ambasadës vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së Abrahamit në shtator. UAE-ja u bë shteti  i parë i Gjirit që po vendos një marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Asnjë detaj i mëtejshëm për ambasadën nuk është  në mediat e UAE-së.

Qeveria e Izraelit njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e saj, por komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh. Palestinezët njohin  Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm Palestinez. Shumica e vendeve  i kanë vendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Përpara marrëveshjes, Izraeli kishte nënshkruar marrëveshje paqeje vetëm me dy vende arabe, Egjiptin dhe Jordaninë. Shumica e vendeve arabe më parë janë  përmbajtur nga njohja e Izraelit. Këto vende besojnë se njohja duhet të jepet vetëm nëse bëhen do të  lëshime serioze në procesin e paqes palestineze.

Bahreini, Sudani dhe Maroku më vonë ranë dakord të ndiqnin hapat e UAE –së. Këto vende vendosën të normalizonin lidhjet me Izraelin nën marrëveshjet e ndërmjetësuara nga SHBA.

Më 25 janar, qeveria e Izraelit votoi për të përditësuar marrëveshjen aktuale me Marokun dhe për të vendosur marrëdhëniet diplomatike. Në pritje të miratimit nga Knesset-i, parlamenti i Izraelit, një zyrë diplomatike izraelite do të hapet në kryeqytetin Marok të Rabat-it në ditët e ardhshme. Zyra përkatëse do të hapet  “së shpejti” në Tel Aviv.

Marrëveshjet u ndërmjetësuan nën administratën e ish-presidentit Trump. Duke preferuar politikën e ashpër të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyhau, Trump zhvendosi ambasadën e SHBA-së në Jeruzalem. Ish-presidenti i SHBA-së shkurtoi fondet për palestinezët dhe njohu sovranitetin e Izraelit në Golan, në kundërshtim me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Në një telefonatë me homologun e tij izraelit, Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, “riafirmoi angazhimin e palëkundur të Presidentit Biden për sigurinë e Izraelit”. Ai “diskutoi  mbi mundësitë për të rritur më tej partneritetin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sullivan shtoi se SHBA-ja  shpresonte të kontribuonte “në normalizimin e  marrëveshjes së  Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun”. Ai konfirmoi se SHBA-ja  “do të konsultohet nga afër me Izraelin për të gjitha çështjet e sigurisë rajonale”.

Marrëveshjet e normalizimit janë drejtuar kryesisht nga vendosshmëria e SHBA-së për të izoluar Iranin në Lindjen e Mesme./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore