Ishulli Great Blasket i Irlandës, po kërkon një çift ose një grup miqsh për të menaxhuar lokalet e tij midis prillit dhe tetorit.
Vitin e kaluar, çifti Annie Birney dhe Eoin Boyle, fituan postin e punës duke mundur më shumë se 24 mijë aplikantë nga e gjithë bota.
Pavarësisht se nuk ka energji elektrike ose wifi, ishulli është një vend i njohur turistik. Ai vizitohet nga njerëzit që kërkojnë një eksperiencë ndryshe.
Great Blasket ndodhet në brigjet e Dinglit. Ai është ishulli më perëndimor i Evropës dhe ka një territor të thyer.
Banorët e fundit u larguan rreth vitit 1953 pas një rënie të ndjeshme të popullsisë. Shkaku kryesor i largimit të popullsisë ka qenë infrastruktura rrugore për në ishull.
Në ishull ka vetëm disa shtëpi me gurë të bardhë që janë të hapura për turistët gjatë sezonit të verës.
Kujdestarëve të rinj të ishullit do t’u kërkohet të kujdesen për tre vila prej guri, duke i kthyer ato dhe duke i bërë gati për ardhjet e reja. Ata gjithashtu do të duhet të menaxhojnë kafenenë, duke e hapur atë në mëngjes dhe duke shërbyer çaj dhe kafe për mysafirët, udhëtarët ditorë dhe barinjtë që mbërrijnë me anije./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë