Sport

Hamilton në Pole-Position të garës speciale vendase, Sliverstone


Ndryshe nga çdo ditë tjetër në historinë e Formula 1, për herë të parë, provat zyrtare u mbajtën të premten.

Kjo sepse Formula 1 po tenton të iniciojë një format të ri të garimit.

Sot, e shtunë, zhvillohet “sprint-race”, pra gara 30 minutëshe, që përfundimisht do të vendos se cili niset i pari për garën normale, atë të së dielës.

Por, për të përcaktuar pozitat startuese të “sprint-race”-it, duhen provat zyrtare të së premtes.

E ato, me një xhiro shumë të shpejtë, i fitoi Lewis Hamilton.

Para publikut vendas, britaniku arriti që të ngjitet në vendin e parë në prova pas tre garave.

Prapa ai la rivalin e tij kryesor për titullin, Max Verstappen.

I treti erdhi Bottas.

Rezultat mjaft të mirë kishte edhe Charles Leclerc me Ferrari, që la prapa Perez-in në vendin e pestë.

Dy makinat McLaren, Norris i gjashti dhe Ricciardo i shtati erdhën pas tyre.

Befasoi George Russell me Williams, duke dal në vendin e tetë.

Sainz dhe Vettel mbyllën ‘top 10’.

Klasifikimi i plot duket kështu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore