Sport

Hamilton kërkon rinovimin para pushimit të verës


Sir Lewis Hamilton dëshiron të mbyllë qështjen e kontratës së re para pushimit të verës.

Vitin e kaluar, Hamilton la gjithçka të hapur deri ne momentin e fundit.

Por, pas fitores në çmimin e madh të Spanjës, britaniku tha: “Nuk kemi asgjë me nxitim, por duhet të tregohemi të mençur dhe të fillojmë bisedimet”.

“Ato janë shumë komplekse, prandaj shpresoj që mund të fillojmë shpejt. Bisedimet nuk duhet të ndërhyjnë në punën aktuale”.

Vonesa në zyrtarizimin e kontratës vitin e kaluar nuk ishte e planifikuar.

Ai dhe shefi skuadrës, Totto Wolf deshën të presin deri sa Hamilton fitoi titullin e shtatë.

Por, kur erdhi koha e bisedimeve në Bahrain, Hamilton rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sezoni përfundoi dy javë para krishtlindjeve, dhe kur erdhi koha për bisedimet tjera, Totto Wolf rezultoi pozitiv me Covid-19.

Hamilton tha që asnjëri nga të dy nuk deshën të arrinin në pikën që ishin.

“Asnjëherë nuk duam të jemi në pozitën që ishim në janar dhe shkurt”, tha Hamilton.

“E shkatërroi gjithë pushimin tim dimëror dhe nuk besoj se ishte ndryshe për Totto-n. Relaksim? U duk sikur nuk kishim pushim fare”.

Fitorja e Hamilton-it në Spanjë ishte e treta në katër gara këtë sezon, dhe tani ai është 14 pikë para rivalit kryesor, Max Verstappen.

“Kemi ende 19 gara”, tha Hamilton, para se të fliste për titullin e tetë të mundshëm kampion.

F1 ka tre javë pushim mes Hungarisë me 1 gusht dhe Belgjikës në fund të atij muaji.

Hamilton dëshiron që qështja e kontratës të zgjidhet para kësaj pause.

“Kemi gabuar një herë, nuk do të gabojmë më”, tha Totto Wolf, duke iu referuar pushimit dimëror që shkoi si “mos më keq”, sipas tij.

Me Hamilton që është shumë afër qëndrimit te Mercedes edhe për një sezon, Totto duhet të zgjedh mes Bottas dhe Russell për ulësen e dytë.

Ky i fundit, realisht, duke si opsioni më i duhur, në sytë e të gjithëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore