Sport

Hamilton fiton përsëri, diferenca në krye vetëm tetë pikë


Lewis Hamilton ka arritur ta përfundojë garën e Katarit aty edhe ku e nisi, i pari.

Shtatë herë kampioni i botës nuk e lëshoi për asnjë moment vendin e parë, duke e mbajtur për plot 53 xhiro.

Emri të cilin e pa në vendin e dytë, për Hamilton-in ishte i pritur, por gara e sotme ndoshta mund t’i jepte një dhuratë.

Mirëpo, ndryshe mendoi holandezi.

Verstappen që u nis i shtati, vetëm pas pesë xhirosh arriti në vendin e dytë dhe atë e mbajti deri në fund.

Max arriti edhe xhiron më të shpejtë, duke marrë një pikë më shumë dhe vitale në garën për titull.

I treti përfundoi Fernando Alonso, duke u kthyer në podium pas shtatë viteve.

Sergio Perez përfundoi në vendin e katërt duke e mbajtur gjallë edhe garën për konstruktor mes Mercedes dhe RedBull.

I pesti ishte Esteban Ocon, pastaj Stroll, Sainz, Leclerc, Norris dhe Vettel.

Pas dy javësh, do të zhvillohet gara e parafundit, në Jeddah të Arabisë Saudite.

Edhe aty pritet të jetë një garë e ashpër mes Hamilton dhe Verstappen për titullin e këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore