Aplikacione

Hakerat vjedhin adresat elektronike të mbi 200 milionë përdoruesve të Twitter-it


Hakerat kanë vjedhur adresat e eamil-it të më shumë se 200 milionë përdoruesve të platformës Twitter.

Po ashtu ata i kanë postuar të dhënat në një forum hakerimi në internet, sipas një studiuesi të sigurisë kibernetike.

Për Alon Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike Hudson Rock. “për fat të keq, shkelja do të çojë në shumë hakerime të synuara”.

Ndaj dhe e ka cilësuar atë si “një nga rrjedhjet më të rëndësishme që kam parë”.

Twitter-i nuk e ka komentuar raportin dhe nuk dihet nëse ka ndërmarrë hapa për ta hetuar ose korrigjuar çështjen.

Sakaq, pamjet e forumit të hakerëve, ku të dhënat u shfaqën të mërkurën e 4 janarit, kanë qarkulluar në internet.

Nuk kishte të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakerëve pas shkeljes. Mund të ketë ndodhur që në vitin 2021, përpara se Elon Musk të merrte pronësinë e kompanisë vitin e kaluar.

Fillimisht pretendimet për madhësinë dhe shtrirjen e shkeljes varionin me llogaritë e hershme në dhjetor duke thënë se 400 milionë adresa email-i dhe numra telefoni ishin vjedhur.

Ndërkaq, një shkelje e madhe në Twitter mund t’ju interesojë rregullatorëve në të dy anët e Atlantikut.

Komisioni për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, ku Twitter-i ka selinë e tij evropiane dhe Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-ve kanë monitoruar kompaninë në pronësi të Elon Musk për respektimin e rregullave evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore