Sport

Hakan Çalhanoglu afër rinovimit të kontratës me Milan


Përfaqësuesi i turqisë, Hakan Çalhanoglu, është në vitin e fundit të kontratës me Milan.

Ai po kalon periudhën e tij më të mirë në klubin kuqezi që nga transferimi në vitin 2017.

Çalhanoglu ka zhvilluar 30 ndeshje këtë sezon duke arritur të gjejë fundit e rrjetës gjashtë herë.

Ai ka asistuar për shokët e tij të skuadrës në 11 raste, duke qenë i pari në këtë aspekt për milanezët.

Për Hakan Çalhanoglu-n janë interesuar shumë skuadra, të cilat në rast se turki nuk e rinovon kontratën me skuadrën e Pioli-t, mund ta transferojnë me parametra zero.

Por, duket që pas disa muajve negociata, Milan dhe Çalhanoglu po arrijnë drejt marrëveshjes.

Fabrizio Romano raporton që sot Hakan Çalhanoglu ka takuar bordin e klubit, ku kanë diskutuar rreth kontratës së tij.

Negociatat po shkojnë mirë, dhe duket që përfaqësuesi i Turqisë do vazhdojë në “San Siro” edhe pas këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore