Jetesë & Stil

Hajdutët vjedhin shtëpinë e Miley Cyrus


Këngëtarja e njohur Miley Cyrus, është përballuar me një situatë aspak të këndshme.

Flitet se hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares, përfshirë sende materiale dhe fotografi familjare, shkruan Daily Mail.

Kujtojmë se kjo është vjedhja e dytë që i ndodh asaj, pasi në vitin 2018-ën i është marrë edhe një kitarë, vlera e të cilës shkonte deri 10 mijë dollarë.

Ndërkaq rasti po hetohet nga policia.

Cyrus është këngëtare dhe autore e këngëve të saj. Ajo është e njohur për rolin e saj në serialin amerikan, Hannah Montana,  dhe nga i ati saj Billy Ray Cyrus, i cili gjithashtu është aktor dhe këngëtar i njohur amerikan.

Ajo ka fituar disa çmime, dhe zotëron rreth 121 milionë followers në instagram. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore