Jetesë & Stil

Hailey Bieber heq dorë nga rrjetet sociale, ata dëmtojnë shëndetin mendor


Rrjetet sociale po bëjnë shumë njerëz të varur në mbarë botën. Sidomos njerëzit e famshëm të cilët kanë shumë follow.

Hailey Bieber ka vendosur të përdor rrjetet sociale vetëm gjatë fundjavës. Modelja, 24-vjeçare ka zbuluar se nuk po i përdor më rrjetet sociale nga e hëna në të premte dhe këtë ndryshim në jetën e saj po e bën vetëm për shëndetin mendor. Në vitin 2018, kur Hailey dhe Justin u martuan, ajo u detyrua të mbyllte aplikacionin Twitter, për shkak të komenteve negative që i vinin dhe kjo gjë i shkaktonte asaj ankth.

Ajo ndau një intervistë virtuale me Dr. Clemons në faqen e saj në YouTube të mërkurën, duke u përqendruar në efektin e mediave sociale dhe ngacmimeve në internet mbi shëndetin mendor.

“Unë jam 24 vjeçe, por mendoj se si kur isha më e re, veçanërisht kur isha një adoleshente si do të kishte ndikuar tek unë mënyra se si po zhvillohen sot rrjetet sociale dhe si do ta përballoja gjendjen e ankthit” tha Haily.

Dr, Clemons tha se është shumë e rëndësishme të flasësh për mediat sociale sepse pothuajse të gjithë po i përdorin.

Ai tha: Unë e përdor gjatë gjithë kohës dhe jam e vetëdijshme për anët negative të mediave sociale. Unë mendoj se ne me të vërtetë nuk po flasim aq sa duhet. Ka të dhëna tani që vërtet tregojnë se mediat sociale, veçanërisht për vajzat adoleshente që po përdorin orë dhe orë të tëra, ato marrin simptoma depresive dhe ato simptoma depresive ndonjëherë lidhen me gjëra të tilla si ngacmimi në internet, gjëra të tilla si krahasimi i tyre me të tjerët, ka veçanërisht me imazhin dhe peshën e trupit dhe duke krahasuar veten në atë mënyrë”.

Dr. Clemons vazhdoi: “Kjo gjithashtu prish gjumin e tyre. Është diçka për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore