Lajme

Haga shqipton vendim për Stanishiçin dhe Simatoviçin


Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç

Gjykatat e Kombeve të Bashkuara në Hagë, të mërkurën do të marr vendim për dy ish-shefat e shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç, të cilët akuzohen për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Stanishiç, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Simatoviç, 71 vjeç, përballen me burgim të përjetshëm, raporton Radio Evropa e Lirë, përcjell Albanian Post.

Grupet paraushtarake, të cilët udhëhiqeshin nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit. Për këto dy njësi dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Në vitin 2013, Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiçin dhe Simatoviçin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mirëpo, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre, i cili ka nisur në vitin 2017.

Stanishiçin dhe Simatoviçin janë deklaruar të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë.

Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili ka luftuar në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Millosheviç është gjykuar po ashtu në Hagë, por ka vdekur përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë do të shpallë gjatë ditës së mërkurë vendimin për dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Me 8 qershor, ish-komandanti serb i Bosnjes, Ratko Mlladiç, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe kundër popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

Ai ka humbur apelin e bërë kundër dënimit të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata ka mbajtur vendimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth tetë mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore