Sport

Haaland: Vendimin për të ardhmen time do e marr së shpejti


Erling Haaland ishte në formën e tij më të mirë për Borussia Dortmund të premten pasi shënoi dy gola në fitoren 5-1 të skuadrës së tij ndaj Freiburgut në Bundesligë.

Pas ndeshjes së së premtes, 21-vjeçari foli për herë të parë për të ardhmen e tij.

“Gjashtë muajt e fundit, kam zgjedhur të mos them asgjë nga respekti për Dortmund-in”, tha Haaland,

“Tani klubi ka filluar të më bëjë presion për të marrë një vendim, por gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll”.

Ai e kuptoi se mund t’i duhet të merrte një vendim për të ardhmen e tij në të ardhmen e afërt.

“Ata më bëjnë presion për të marrë një vendim tani për të ardhmen time, kështu që kjo do të thotë që unë duhet të marr një vendim së shpejti”, shtoi ai.

“E kam thënë që në fillim se dua të fokusohem te futbolli, sepse atëherë jam në maksimumin tim, jo ​​kur më vijnë në mendje gjëra të tjera.

Haaland u pyet se kur do të merrte një vendim, por këmbënguli se ai thjesht dëshiron të fokusohet te Dortmund-i për momentin.

“Jo tani, sepse jemi në mes të një periudhe të vështirë me shumë ndeshje”, tha norvegjezi.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll”, përfundoi Haaland.

Haaland ka kontratë me Dortmundin deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro këtë verë.

Ai ka qenë i lidhur me Real Madrid-in dhe Barcelonën, si dhe me klubet kryesore nga Premier League, të cilët janë të gatshëm të paguanin paratë e nevojshme për të siguruar shërbimet e norvegjezit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore