Sport

“Haaland apo Mbappe, kë do e asistoje në një finale Champions-i? Benzema-n”


Real Madrid udhëton në Itali për t’u përballur me Atalanta-n për ndeshjen në kuadër të 1/16 të Champions League.

Në konferencën e zakonshme për media para ndeshjes, përkrahë Zidane, ishte edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos.

“Na mungojnë futbollist shumë të rëndësishëm, ne që jemi të gatshëm duhet të japim më shumë nga vetja dhe do arrijmë diçka.”

“Dëshirojmë ta kontrollojmë ndeshjen”, u shpreh Kroos, “Atalanta është një ekip më i vështirë se sa ekipet që luajmë kundër tyre rregullisht.”

Gjermani thotë që për të, Champions League e vërtetë fillon në këtë fazë, “do jetë si finale për ne.”

Për tridentin që e formon me Luka Modric-in dhe Casemiro-n, Kroos shprehet që është shumë e vështirë që një mesfushë të performojë në nivelin më të lartë për kaq shumë vite siç po bëjnë ata.

“Ne kuptohemi shumë mirë mes njëri tjetrit, kur jemi në formë, i ndihmojmë shumë skuadrës.”

“E dua Real Madrid-in.” Tha Gjermani, “gjithmonë mundohem që të jap më të mirën që të ndihmoj në anën sportive të klubit”

Haaland apo Mbappe, kë do e asistoje në një finale Champions-i?

“Benzema-n”, u përgjigj Kroos, shkurt dhe qartë.

Mesfushori e mbylli intervistën e tij duke thënë që futbolli spanjoll ka rënë pak, por kjo është normale, sepse çdo skuadër duhet të kaloj në një fazë tranzicioni.

Kroos ka filluar sezonin e tij të shtatë me Real Madrid, ku ka fituar secilin trofe të mundshëm që mund të fitohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore