Sport

Haaland apo Lukaku, kë zgjedh Tuchel-i?


Chelsea po përgatitet për një merkato të madhe vere.

Nga drejtuesit e Chelsea-s, trajnerit gjerman Thomas Tuchel, i është ngritur një pikëpyetje për të cilën pika është shumë e rëndësishme.

Erling Braut Haaland apo Romelu Lukaku, kë e dëshiron Tuchel-i në skuadër?

Presidenti rus i bluve, Roman Abramovich, ka caktuar një shumë të cilën skuadra e tij mund ta shpenzoj në këtë sezon.

Kjo do të thotë që Chelsea e ka të mundur të nënshkruaj vetëm më njëri nga Lukaku ose Haaland.

Kjo vjen pasi Tuchel tha që prioriteti kryesorë për verën është një sulmues.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain ka bërë mrekulli që nga momenti kur ai zëvendësoi Frank Lampard-un.

Ai ka arritur që të drejtojë Chelsea-n në një finale Champions League pas nëntë vitesh, duke arritur edhe finalen e FA Cup.

Por, problemi kryesorë për skuadrën e tij është sulmi. Chelsea krijon shumë raste, por shënon shumë pak.

Dhe për këtë arsye, Tuchel e ka kërkuar një sulmues të klasit botëror në skuadër.

Siç raportohet në mediat angleze, një shumë rreth 200 milionë euro do t’i ofrohet Tuchel-it për të shpenzuar.

Se si do t’i shpenzojë, është tërësisht në dorën e tij.

Por, më një sulmues që i duhet, duket se shumica e asaj shume do të shkojë për të.

Tuchel nuk ka zgjedhur ende, duke e bërë të ditur që kush do që të jetë nga ata të dy, është zgjidhje e mirë për londinezët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore