Film

Gushti rikthen Game of Thrones në ekranin e vogël


Edhe pak muaj do t’u duhet dashamirëse të presin për rikthimin në ekranin e vogël të një prej serialeve më të ndjekur të të gjithë kohërave, Game of Thrones, por këtë herë të sigluar nën titullin House of the Dragon.

Gjigandi mediatik i platformës televizive me abonim, HBO, e ka zyrtarizuar datën e premierës dhe ajo do të jetë 21 gushti 2022.

Me një vezë dragoi në thyerje e sipër si poster zyrtar, pritet të rrëfehet përmes narrativës së George R.R. Martin, historia e familjes më të diskutuar në botën e “Akullit dhe Zjarrit”, asaj Targaryen.

I gjithë seriali i ri do të datojë rreth 300 vjet përpara ngjarjeve të serisë së parë, kur në pushtet ishte familja Targaryen dhe dragonjtë e tyre.

Fansat, e kanë pritur me padurim për vite të tëra rikthimin e premtuar.

E vetmja gjë që ngelet tashmë për ta, është të marrin kokoshkat dhe të shijojnë fillimin e sagës së re të fantazisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore