Bota

Gurët që hapin portën e civilizimit antik suedez


Dhjetëra gurë mistikë të lagjes “Vallentuna” të Suedisë besohet të formojnё njё nga stacionet më të rëndësishme historike të Skandinavisë.

I njohur si “Runriket”, ose “Rune Kingdom”, ky koleksion me më shumë se 100 gurë të epokës Vikinge hedhin një dritë mbi të kaluarën moderne të Suedisë, duke zbuluar të vërteta befasuese për paraardhësit e saj.

Vikingët shpesh përshkruhen si adhurues brutalë të Odinit që plaçkitnin, pinin dhe bënin flijime gjaku.

Ndërsa ekziston e vërteta për stereotipin, reliket e Mbretërisë Rune në të vërtetë paraqesin një pamje të kolonëve të devotshëm të krishterë.

Midis tyre, spikat një sundimtar Viking i shekullit të 11-të me emrin Jarlabanke.

Egoja e mrekullueshme e Jarlabanke, mjaft e madhe për të bërë jehonë ndër epoka ka lënë prova të çmuara arkeologjike të një civilizimi. Kjo për shkak dhe sepse vikingët përdornin kryesisht dru për ndërtim.

Gurët e krijuar nga Jarlabanke zbulojnë ndikimin e dinastisë së tij në pesë breza.

Arkeologët kanë qenë në gjendje që përmes tyre të bashkojnë një kapitull kryesor për shoqërinë Vikinge pak të njohur jashtë Skandinavisë, ardhjen e Krishtёrimit.

Shumë prej gurëve në “Runriket” janë gdhendur me kryqe të krishterë.

Këto janë ndër simbolet e para të krishtera që gjenden në Suedi. Në fakt, arkeologët kanë lidhur ardhjen e krishterimit në Suedi direkt me Jarlabanke-n përmes gurëve në Runriket.

Runriket është si një portë hyrëse për ata që duan të thellojnë njohuritë, por edhe për ata që sapo kanë bërë të mundur për të kuptuar se cilët janë në të vërtetë Vikingët./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore