Gjermania u “trondit” nga Japonia në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës Katar 2022, duke u mposhtur me rezultat 1:2.
Kampionët e dyfishtë të këtij kompeticioni ishin duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 1:0, por japonezët bënë befasinë duke e fituar takimin në 15 minutat e fundit.
Futbollisti i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, shënoi golin për gjermanët, derisa në një deklaratë së fundmi ka qenë i ashpër me bashkëlojtarët e tij.
Ai ka thënë që goli i dytë i pësuar nga ta ishte shumë lehtë, dhe shtoi se “nuk e di nëse është shënuar ndonjëherë një gol kaq i lehtë në Kupën e Botës”, duke kritikuar mbrojtësit.
“Ia bëmë shumë të lehtë për Japonisë. Sidomos goli i dytë, nuk e di nëse është shënuar ndonjë më i lehtë në një Botëror. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha fillimisht Gundogan.
32-vjeçari e pranon se ndodhen shumë gabime në këtë sfidë qenë fund i kushtuan me humbje.
“Nuk luajtëm mirë. Mbajtja e topit, lëvizja dhe ofrimi të gjitha ishin gabim”.
“U koncentruam shumë te topat e gjatë në pjesën e dytë dhe ato të shkurtra që patëm i humbëm shumë lehtë”.
“Kam ndjesinë se jo të gjithë e donin topin në këmbët e tyre, kemi humbur topin shumë shpesh dhe shumë lehtë”, tha Gundogan i nervozuar me humbjen.
Ndërkohë, komente për këtë ndeshje pati edhe portieri, Manuel Neuer, i cili gjithashtu ishte i nervozuar.
“Jam plotësisht i frustruar dhe i zemëruar që i lëshuam këto tre pikë, nuk ishte e nevojshme”, tha Neuer.
“Pas pushimit nuk e kishim më këtë rrjedhë loje dhe nuk luajtëm me të njëjtin besim si në pjesën e parë”, shtoi ai.
I
“Tani jemi nën presion. Kjo ishte gjithashtu loja më e rëndësishme se si filloni në një turne, por ne e ngatërruam atë”, tha mes tjerash Neuer.
Kutjojmë që ndeshjen e ardhshme Gjermania do ta zhvillojë përballë Spanjës, ku për përfaqësuesen e udhëhequr nga Hansi Flick ka vlerë vetëm fitorja, në të kundërtën mund të përshëndetet nga Kupa e Botës.
Në anën tjetër, Spanja e shkatërroi Kosta Rikën në ndeshjen e parë, duke e mposhtur me rezultat 7:0.