Stil

Gucci nxjerr në treg syzet e diellit “përmbys”


Marka luksoze e modës Gucci ka nxjerr në  treg shitjen e syzeve të diellit “përmbys” për 470 dollarë. Aksesori i quajtur “Sytë  e maces” u prezantua në fillim të kësaj jave. Shtëpia e modës italiane u përpoq të joshte klientët me dorëzim falas brenda një dite. Sidoqoftë, syzet luksoze nuk u pritën mire nga blerësit të cilët talleshin në modelin e çuditshëm të syzeve.

“Një përshtatje e pazakontë e kornizave të syve të maceve, frymëzuara nga vitet ’50 dhe ’60. Këto syze dielli paraqiten me një dizajn që krijon një efekt ‘përmbys’. Kornizat dhe tempujt krijohen duke përdorur shtresa të shumta të acetatit të zi dhe të bardhë. Lulet, detajet dhe një logo e imët ‘Gucci’ pasurojnë më tej dizajnin, ” kështu e përshkruan Gucci produktin me çmim të  lartë.

Shkrimtari Porochista Khakpour postoi një foto të syzeve të diellit kokëposhtë të Gucci-t në Twitter dhe pyeti: “Gucci, pse po e bëjmë këtë?”

Postimi shpejt u bë viral në mediat sociale, duke marrë më shumë se 1.3  milion pëlqime  dhe mbi tetë mijë e 900 komente.

Përdoruesit kanë mbushur rrjetet sociale duke postuar foton e syzeve e duke i kthyer ato në meme.

Një përdorues me shaka tha: “Më fal mam, por mendoj se mund ta shpjegoj pse shikimi yt sot nuk është i mirë.” /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore