Sport

Guardiola: Nuk u befasova me deklaratat e Klopp


Pep Guardiola thotë se ai nuk ishte i befasuar kur dëgjoi komentet e Jurgen Klopp për shpenzimet e transferimeve të Manchester City-t në kuadër të humbjes së tyre në Anfield.

Klopp tha përpara fitores 1-0 të Liverpool-it se skuadra e tij nuk mund të konkurronte me fuqinë financiare të klubeve shtetërore duke përfshirë City-n, Neëcastle United dhe Paris Saint-Germain.

City ishin të pakënaqur me komentet e gjermanit, por duke folur në një konferencë shtypi, Guardiola tha se ato nuk ishin befasi.

“Së pari, nuk është befasi sepse nuk është hera e parë që ai e thotë këtë”, tha Guardiola. “Unë thashë se nuk është hera e parë që ai e thotë këtë në pesë apo gjashtë vitet e fundit, kështu që, përqendrimi im është te Brighton. Kjo është ajo që është”, përfundoi spanjolli.

Manchester City ishin plotësisht dominant në ndeshjen kundër Liverpool, por Salah shfrytëzoi mundësinë që kishte, dhe i dhuroi fitoren Liverpool-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore