Sport

Guardiola kërkon transferimin e futbollistit të Brighton-it


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka shënjestruar futbollistin e Brighton-it, Marc Cucurella.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, 23 vjeçari është në krye të listës së dëshirave të trajnerit spanjoll, derisa drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën.

Mediat angleze raportojnë që negociatat mes klubeve kanë nisur, derisa drejtuesit e Brighton-it kërkojnë të paktën 50 milionë euro për ta liruar futbollistin e tyre.

Megjithatë gjasat janë që marrëveshja të arrihet për një shifër prej 35 milionësh, përfshi edhe huazimin e një apo dy të rinjve të “citizens”.

Cucurella shkëlqeu në edicionin e fundit me fanellën e skuadrës angleze. Brighton e transferoi atë në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Getafe-s për shumën e 18 milionë eurove.

Ndërkaq, ai është produkt i akademisë së klubit të Barcelonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore