Sport

Guardiola: Grealish është perfekt, nuk kam asnjë dyshim për të


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka thënë që Grealish ka “luajtur shumë më mirë se që ai mendon” që kur iu bashkua qytetarëve për 100 milionë euro.

Në një intervistë, Grealish u shpreh se adaptimi me Manchester City është “më e vështirë” se që ai e kishte menduar.

Të mërkurën, Manchester City përballet me ish klubin e Grealish, Aston Villa-n.

Trajneri i tij, për të thur elozhet më të mëdha.

“E di se sa perfekt është ai”, filloi Pep, “nuk kam asnjë dyshim për të”.

“Nuk kam parë ende asnjë ndeshje kur ai nuk ka shfaqur kualitetin që ka”.

Grealish ende është në dyshim për ndeshjen e të mërkurës, pasi nuk është paraqitur me City-n që nga 3 nëntori për shkak të lëndimit që pësoi me Anglinë.

Produkti i akademisë së Villa-s ka tre asistime dhe dy gola në 15 ndeshje në Premier League.

Guardiola shtoi: “Këtu unë kërkoj që të gjithë të japin më të mirën e tyre në çdo ndeshje”.

“Më pas”, vazhdoi Guardiola, “nëse nuk shkon mirë diçka, ne e analizojmë dhe i ndihmojmë të gjithë”.

“Grealish, deri tani, ka qenë gjithmonë i mirë dhe ka bërë çfarë kam kërkuar unë”.

“Ndoshta te Villa loja rrjedhte nga ai, dhe i ishte i lirë”, shtoi Pep, “tani ai është në një pozitë të re dhe ndoshta kjo është arsyeja pse nuk ka qenë më produktivi në fazën sulmuese”.

“Thjesht ndihu i lirë dhe bëhu kush je, kaq, asgjë më shumë”, shprehet spanjolli.

“Kur topi shkon afër zonës, ti vendos çfarë do që, prandaj ti je Jack Grealish dhe një futbollist tjetër”, vazhdoi Pep, “duhet të luash dhe të ndërtosh momentet e tua”.

Ndonjëherë ai e pranoi që Grealish ka nevojë të jetë më agresiv, por ai instiston që deri tani “asnjëherë nuk e ka parë Grealish-in duke luajtur dobët”.

Grealish do të jetë me skuadrën të mërkuren përballë Villa-s, por ende nuk dihet në ai do të ketë minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore