Sport

Guardiola gjen pasuesin e Aguero-s te Monaco


Pep Guardiola e ka gjetur zëvendësuesin e Sergio Aguero-s në Francë. Largimi i Aguero-s e lë Manchester City-n vetëm me Gabriel Jesus-in në majën e sulmit, ndaj Guardiola po kërkon, Wissam Ben Yedder-in e Monaco-s.

Dëshira kryesore e Guardiola-s për numrin “9” të skuadrës së tij është Erling Haaland-i, por Borussia Dortmund-i duket se do të bëjë rezistence këte vit për të shitur yllin norvegjez dhe do të sakrifikojnë Jadon Sancho-n.

Ben Yedder-i është duke shkëlqyer në Francë dhe më parë në Spanjë me Sevilla-n arriti të shkëlqente. 30-vjeçari ka luajtur 36 ndeshje me Monaco-n këtë sezon, duke shënuar 20 gola dhe ka dhënë tetë asiste.

Kapiteni ka kontratë me klubin e Monaco-s deri në 2024 dhe sipas Transfermarket-it ai vlen 40 milionë euro. Shumë e cila është e përballueshme nga City, duke e ditur që ai do të luajë një rol kryesor në skemat e Guardiola-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore