Përballje

GSW fiton me vështirësi përballë Nets, Raptors mposht Heat pas 63 minutave lojë


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe me shumë dramë.

Golden State Warriors – Brooklyn Nets

Dueli mes Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 110:106.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Brooklyn Nets luajtën pa dy lojtarët e tyre kryesorë, Kevin Durant dhe James Harden.

Kyrie Irving pati një performancë të shkëlqyer, por ai nuk ishte i mjaftueshëm për fitoren e Nets.

Në minutat e fundit, ishte Klay Thompson, i cili i dha fitoren GSW-së, pasi shënoi një trepikësh shumë të rëndësishëm dhe dy gjuajtje të lira në sekondat e fundit.

Më të dalluarit te GSW ishin Stephen Curry me 19 pikë e 8 asistime, Andrew Wiggins me 24 pikë dhe Klay Thompson me 16.

Ndërsa te Nets, më të mirët ishin Kyrie Irving me 32 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Patty Mills me 24 pikë.

Miami Heat – Toronto Raptors

Ndeshja mes Miami Heat dhe Toronto Raptors përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 120:124.

Dueli ishte interesant dhe shkoi tre herë në kohë shtesë pasi nuk po mundej të përcaktohej një fitues.

Në fund të çerekut të katërt, Heat kishin një epërsi prej dy pikësh, por në posedimin e fundit, kur mendohej se u përfundua ndeshja, u shkaktua një faull në Scottie Barnes, i cili shënoi dy gjuajtjet e lira për të barazuar rezultatin.

Në herën e tretë që shkuan në kohë shtesë, Raptors ishin dominant dhe nuk e lan fitoren të largohet nga duart e tyre.

Më të dalluarit te Raptors ishin Gary Trent Jr me 33 pikë, Pascal Siakam me dyshifrorë të trefishtë prej 21 pikësh, 11 asistimesh e 11 kërimesh dhe Scottie Barnes me 22 pikë.

Ndërsa te Heat, më të mirët ishin Jimmy Butler me dyshifrorë të trefishtë prej 37 pikësh, 14 kërcimesh e 10 asistimesh dhe Bam Adebayo me 14 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa ndeshjet e tjera të luajtura në NBA përfunduan kështu:

New Orleans Pelicans – Boston Celtics 97:107

Dallas Mavericks – Indiana Pacers 132:105

Philadelphia 76ers – Sacramento Kings 103:101

Memphis Grizzlies – Washington Wizards 115:95

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore