Përballje

GSW dominon serinë kundër Mavericks, kalon në epërsi prej 3:0


Foto: Getty Images

Golden State Warriors janë një fitore larg finales së NBA pasi mposhtën Dallas Mavericks 109-100 për të kaluar 3-0 në finalen e të Konferencës Perëndimore.

Stephen Curry shënoi 32 pikë për Warriors dhe Luka Doncic 40 për Mavericks.

Foto: USA Today

Asnjë ekip në historinë e NBA nuk ka përmbysur një deficit 3-0 në play-off.

“Kjo është ndoshta pjesa jonë më e mirë e sezonit”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.

“Ne kemi shumë lojtarë që luajnë në një nivel të lartë tani”.

Loja e katërt e serisë do të luhet në Dallas të mërkurën (me orën tonë lokale).

Andrew Wiggins shënoi 27 pikë për Warriors, të cilët po përpiqen të arrijnë në finalet e NBA për të gjashtën herë në tetë sezone.

Kujtojmë se Wiggins, po ashtu pati një ngulitje të fuqishme mbi yllin e Mavericks, Luka Doncic.

Foto: Jerome Miron-USA TODAY Sports

Ata mbajtën një epërsi 48-47 në pjesën e parë, por morën kontrollin në çerekun e tretë, me Curry që shënoi 11 pikë për të ndihmuar në lëvizjen e Warriors 78-68 përpara se të ndalonin Mavericks në çerekun e fundit.

“Kur je përpara 2-0 dhe fiton si mysafirë, kjo të jep një siguri dhe kontroll të serisë. Kjo është e madhe”, tha Curry.

“Ne padyshim e dimë që puna nuk është kryer, por është një ndjenjë e mirë të dimë se kemi epërsinë”.

Mavericks ishin duke humbur 2-0 dhe arritën të kthejnë epërsinë ndaj Phoenix Suns në raundin e mëparshëm të play-off.

Ende nuk ka përfunduar, por nuk do të jetë e lehtë”, tha Doncic.

“Askush nuk mendoi se do mbërrinim deri në finale të Konferencës. Por unë mendoj se Warriors po luajnë në mënyrë të pabesueshme”, përfundoi slloveni.

Në serinë e Konferencës Lindore, Miami Heat kryeson Boston Celtics 2-1 me ndeshjen e katërt në Boston të martën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore