Përballje

GSW barazon serinë e finales në 1:1 përballë Celtics


Stephen Curry shënoi 29 pikë teksa Golden State Warriors mposhti Boston Celtics me rezultat 107-88 në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA.

Seria e finales mes GSW e Celtics, tani më është barazuar në 1:1.

Curry shënoi pesë tre pikësha, si dhe bëri gjashtë kërcime dhe katër asistime teksa Warriors dominuan pjesën e dytë në San Francisko.

“Steph ishte i jashtëzakonshëm në çerekun e tretë”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.

“Jo vetëm gjuajtja, por edhe mbrojtja. Ai thjesht nuk merr mjaftueshëm merita për nivelin e tij të fizikut dhe mbrojtjes”.

“Njerëzit i drejtohen atij për ta lodhur sepse e dinë se sa i rëndësishëm është ai për ne në sulm. Dhe është shumë dramatike, ndryshimi në forcën dhe fizikun e Steph nga tani dhe kur erdha për herë të parë këtu tetë vjet më parë”.

“Djali është i mrekullueshëm; ai thjesht vazhdon të punojë”.

Celtics kishin vazhduar aty ku e lanë në ndeshjen e parë për të marrë epërsinë e hershme prej nëntë pikësh, por Warriors u  rikthyen në garë për të mbajtur një avantazh prej dy pikësh në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Celtics vazhduan të shemben, duke kryer 19 përmbysje që çuan në 33 pikë për Warriors.

“Për ne, kjo ishte pak zhgënjyese”, tha trajneri i Celtics, Ime Udoka.

“Kjo ka qenë një temë e vazhdueshme në play-off. Kur kjo të ndodhë, ne jemi në telashe”.

Ndeshja e tretë luhet të mërkurën në Boston. Në finalet e mëparshme të NBA ku seria ka qenë e barabartë 1-1, skuadra që fitoi ndeshjen e tretë ka vazhduar të fitojë kampionatin në 82.1% të rasteve.

Përpara ndeshjes së së dielës, lojtarët dhe trajnerët nga të dyja skuadrat mbanin bluza që shkruanin “Fundi dhunës me armë” në pjesën e përparme pas të shtënave të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Foto: Getty Images

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore