Përballje

GSW arrin finalen e gjashtë në tetë vitet e fundit


Foto: Reuters

Golden State Warriors mposhti Dallas Mavericks me rezultat 120-110 të enjten për të vulosur rikthimin e tyre në finalet e NBA.

Pasi humbën në dy vitet e fundit, Warriors arritën një fitore prej 4-1 në finalen e Konferencës Perëndimore, pasi Klay Thompson shënoi 32 pikë.

Foto: Getty Images

Ata janë skuadra e parë që arrin në gjashtë finale, në në tetë vite, që nga Chicago Bulls në vitet 1990.

“Kjo është e veçantë sepse askush nuk mendonte se ky grup do të kthehej këtu”, tha Draymond Green i Warriors.

Foto: Getty Images

Golden State do të përballet ose me Boston Celtics ose me Miami Heat nga 2 qershori, me Boston që do të ketë mundësinë të fitojë finalet e Konferencës Lindore në shtëpi të premten.

Warriors fituan titullin e NBA-së në 2015, 2017 dhe 2018, duke mposhtur Cleveland Cavaliers të udhëhequr nga LeBron James çdo herë, por humbën finalet e 2016 dhe 2019.

Bulls të udhëhequr nga Michael Jordan fitoi gjashtë tituj të NBA nga 1991-1998 dhe trajneri i Golden State, Steve Kerr luajti në tre të fundit prej atyre titujve.

“Për të qenë në finale gjashtë herë në tetë vjet, duhet vetëm një sasi e madhe aftësie, vendosmërie dhe punë”, tha ai.

“Të rikthehesh është e veçantë për të gjithë ne. Është shumë e vështirë të arrish në finale. Është rraskapitëse, stresuese, emocionale”.

Warriors nuk kanë humbur një ndeshje të play-off në shtëpi këtë sezon, ecuria e tyre e parë pas sezonit në Chase Centre të San Franciskos, e cila u hap në 2019.

Foto: Marca

Luka Doncic shënoi 28 pikë për Dallas-in, i cili përdori një ecuri 15-0 në fund të çerekut të tretë për t’i dhënë vetes një shans.

Por Golden State e mbylli periudhën e tretë me epërsi 94-84 para se të fillonte të fundit me shënimet e Andrew Wiggins dhe Green.

Wiggins përfundoi me 18 pikë dhe Green 17 ndërsa Stephen Curry, i shpallur lojtari më i vlefshëm për play-off-et e Konferencës Perëndimore, shtoi 15 dhe nëntë asistime.

Foto nga faqja zyrtare e NBA

“Ky është një bekim për ne që të kthehemi këtu, të kthehemi aty ku i përkasim”, tha 34-vjeçari Curry i cili është dy herë MVP i NBA.

“Është e veçantë ta bëjmë atë në ndërtesën tonë të re. Ky nuk është qëllimi përfundimtar, por ne duhet ta festojmë këtë për gjithçka që kemi kaluar tre vitet e fundit”.

Tre herë fituesi i NBA, Klay Thompson, i cili humbi sezonin 2019-20 pas operacionit në gju dhe 2020-2021, tha: “Kam ëndërruar për këtë çdo ditë. Jam i gëzuar, por jam ende i uritur. Do të jetë shumë më ëmbël nëse e përfundojmë misionin raundin tjetër”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore