“Gryka e kohës”, Muça: Roman i rrezatimeve mbi ashpërsinë e jetës, refuzon t’i dorëzohet kohës

Për përkthyesen Alida Muça, romani “Gryka e kohës” shkruar nga njëri ndër prijetarët e idesë së rikthimit të gegnishtes në letërsi e komunikim publik në Kosovë, Migjen Kelmendi, formëson kuptimn bashkëkohor të nostalgjisë, që përkufizohet si mall për të kaluarën.
“Edhe pse në shikim të parë paraqet mall për një vend të caktuar, nostalgjia në fakt është mall për një kohë tjetër – për kohën e fëmijërisë sonë dhe për ritmin e ngadaltë të ëndrrave tona. Nostalgjiku dëshiron të udhëtojë prapa në kohë; ai refuzon t’i dorëzohet natyrës së pakthyeshme të kohës që na e bën jetën të hidhur”, shkruan ajo.
Romani “Gryka e kohës” është një roman postmodern që realitetin e kundron si trill e fiksionin si histori të kaluar, ndërsa siç vëren Muça, çdo referencë për diçka të këndshme e të dashur dhe të mbetur përjetë në kohë, ka detyrimisht një potencial nostalgjik, autorial dhe marrës.
“Romani ‘Gryka e kohës’, në dukje si një prozë faktografike, por në thelb një prozë fiktive, është një roman i rrezatimeve mbi ashpërsinë e jetës dhe mbi fatet e tradhtuara të personazheve në një kontekst mbresëlënës historik”, shkruan Muça.
Kelmendi rrokë një familje shqiptare të shekullit të njëzet, veçanërisht situatën e shqiptarëve brenda këtij shekulli. Është vepër monument për rugovasët dhe kapërcimin kohor nëpër Grykën e Rugovës. Vepra e Kelmendit tingëllon sikur “me pas ardhë” tek ne, nga një kohë e moçme, por edhe si një kohë e mundshme, e ardhshme.
Në “Gryka e kohës”, sipas Muçës, njohim një autor që, duke vuajtur për një kohë tjetër, për ritmin e ngadaltë të së kaluarës, derisa nëpër faqet e librit i rikrijon peizazhet mahnitëse, rrugët, ambientet dhe dekorimet e Pejës së lashtë, në fakt kërkon butësi, ndonëse refuzon me kokëfortësi t’i dorëzohet kohës.
Romani “Gryka e Kohës – Nji histori mbulue me shall” nga autori dhe publicisti kosovar, Migjen Kelmendi, u botua edhe në gjuhën maqedonase nga shtëpia botuese “Tempum”. Vepra është përkthyer në maqedonisht nga Muça, e cila me punën e saj e transponoi këtë rrëfim në një milieu tjetër.
Ministria e Kulturës së Maqedonisë Veriore, përzgjodhi dhe përkrahu përkthimin dhe botimin e romanit edhe për lexuesin maqedonas. Ndryshe, romani “Gryka e kohës – Nji histori mbulue me shall”, ishte promovuar në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, më 21 tetor të vitit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ariana Grande dhe të famshëm të tjerë nënshkruajnë një letër të hapur duke denoncuar ndalimin e librave
-
Bashkëthemeluesi i Rolling Stone, Wenner largohet nga udhëheqja e “Rock Hall” pas komenteve të diskutueshme
-
Performanca me gjarpër e vitit 2001 nga Britney Spears, do të jetë pjesë e librit të saj “The Woman in Me”
-
The Times analizon veprën e Kadaresë – Kur Stalini telefononte Pasternakun dhe Kadarenë, diktatori Hoxha
Lajmet kryesore
-
Shqipëria në histori, por jo për mediat në Shqipëri dhe Kosovë
-
Diplomacia amerikane “distancohet” sërish nga Berisha: Nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet me figura të tilla
-
Princi i Kurorës thotë se Arabia Saudite po i afrohet normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin
-
Beteja e LDK-së për zbutjen e “polarizimit shoqëror”, (s’)mund t’i ngjajë “modelit populist” të LVV-së