Biznes

Grupi që zotëron Zara-n do t’ia shesë dyqanet e veta në Rusi Daher-it


Grupi spanjoll Inditex ka informuar Komisionin Kombëtar Tregtar të Letrave me Vlerë në Spanjë se po përgatitej t’i shiste aktivitetet e tij në Rusi grupit libanez Daher.

Ky i fundit është me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe menaxhon më shumë se 40 ekskluzivitete ndërkombëtare në fushën e modës, mallrave të konsumit, mobiljeve, multimedias dhe kozmetikës.

Themeluar në vitet 1960 – dhe që përfshin markat Zara, Bershka, Massimo Dutti, Oysho, Pull & Bear dhe Stradivarius – grupi spanjoll ka treguar për një “marrëveshje fillestare” me grupin libanez.

Transaksioni ende nuk është miratuar nga autoritetet ruse dhe mbulon shumicën e 502 pikave që Inditex operon në Rusi.

Inditex do të shesë konkretisht kontratat e lidhura me pikat e shitjes në Rusi dhe supozon që pronarët e tretë të bizneseve në fjalë ta miratojnë këtë transferim.

Po ashtu do të transferohen edhe pjesa më e madhe e kontratave të punës. Sakaq, detajet të transaksionit si shumat e përfshira ose koha, nuk janë zbuluar.

Transaksioni miraton “mbylljen e operacioneve të Inditex në Rusi, pas pauzës së vendosur më 5 mars” në vazhdën e konfliktit ruso-ukrainas, pas të cilit janë miratuar sanksione që synojnë Moskën, aleatët dhe shtetasit e saj nga SHBA-të dhe BE-ja.

Asokohe, Federata Ruse përbënte rreth dhjetë për qind të shitjeve të grupit. Rivali i saj, Hennes dhe Mauritz suedez (H&M), gjithashtu i ndërpreu aktivitetet disa muaj më vonë në një lëvizje të ndjekur nga disa marka nga sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë, Inditex ka siguruar se nuk po përpiqet ta përdorë grupin Daher për të vazhduar shitjen e markave të tij në tregun rus. Grupi libanez do të jetë i vetmi vendimmarrës dhe përgjegjës për pikat e rikuperuara të shitjes.

Por kompania spanjolle nuk e përjashton kthimin në Rusi “nëse rrethanat e reja e lejojnë”. Ajo ka krijuar një opsion që e lejon këtë nëpërmjet një marrëveshjeje ekskluziviteti me grupin Daher.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore