Shqipëria

Grupi i efektivëve dhe ushtria pranë zyrave të Albcontrol


Policia dhe ushtria kanë arritur në ambientet e aeroportit, për të kryer kontrolle sigurie pranë zyrave të Albcontrol. Ky veprim ka ardhur pas grevës se kontrollorëve të Albcontrol.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë, duke munguar në punë për rreth 30 minuta.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë.

Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror(TIA), njoftoi se kontrollorёt qё operojnё nё Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ishin duke zhvilluar njё grevë.

Shkak i kësaj u shkaktuan vonesa në fluturimet Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë, sipas TIA.

Aegean Airline u detyrua të ulet përsëri në Athinë, teksa operimet rifilluan sërisht në orën 09:55.

Ndërkohë, fluturimi Stamboll-Tiranë do të nisej 40 minuta me vonesë.

Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas presin sot një takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore