Kulturë

Gruaja “shpëtimtare” e të famshmëve


Gjatë tre dekadave, Judy Smith, ka punuar në menaxhimin e konflikteve, ajo ka ndihmuar klientë të panumërt të profilit të lartë, nga reperë të famshëm deri tek CEO të globit. Detyra e saj është të sigurojë që, pavarësisht nga skandali, reputacioni i tyre të dalë i paprekur. Ajo ishte në krah të Angelina Jolie në divorcin e saj të hidhur nga Brad Pitt, duke u siguruar që marka Jolie të mos ishte e kompromentuar.

Smith punoi në prapaskenë për të vlerësuar çdo ndikim të mundshëm në marrëveshjet e studios së filmit të aktores dhe punën e saj filantropike, duke ndihmuar në koordinimin e gjithë kësaj me një strategji të zgjuar PR, ndërsa, më e ngutshmja, duke u siguruar që reputacioni i Jolie ishte i pandotur.

Smith është njeriu që shpëtoi karrierën e ASAP Rocky kur u akuzua për sulm seksual dhe ishte në krah të Monica Leëinsky-t kur shpërtheu skandali i lidhjes së saj dhe Bill Clinton, në atë kohë president i Shteteve të Bashkuara.

Së fundmi ka punuar edhe me fushatën “Black Lives Matter”, si një grua me ngjyrë e ka ndjerë detyrë ligjore dhe morale. Po, ajo është e butë dhe e dashur me klientët e saj, por në sallën e gjyqit mbetet një profesioniste me përvojë që nuk i kursen pyetjet për të mbrojtur klientët e saj.

Smith zgjidhi konfliktin e saj të parë në moshën shtatë vjeç kur në rrugicën e lagjes së saj. Duke parë prapa, ajo kupton se zgjidhja e problemeve dhe krizave është një pjesë e lindur e saj”

“Unë gjithmonë e kam bërë; gjithmonë është ndjerë organike për mua. Është pjesë e ADN-së time ”, është shprehur ajo.

Përvoja e Smith për të rregulluar konfliktet e njerëzve të tjerë për më shumë se 30 vjet, si dhe aftësia e saj për t’u marrë me çdo lloj personi, shpesh kur ata janë në gjendjen e tyre më të keqe. Kjo do të thotë se ajo është mësuar me një presion të lartë të vazhdueshëm.

Rregulli kryesor i Smith është: ‘më trego gjithçka.’ Megjithatë ajo është e vetëdijshme që shpesh e vërteta nuk del menjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore