Art&dizajn

Gruaja në artin klasik, midis të bukurës dhe objektivizimit


Kur mendojmë për artin klasik, menjëherë e lidhim me portretizimin e gruas kryesisht “nudo” me shikimin larg nga shikuesi.

Këto gra, me flokët e tyre të përsosur dhe lëkurën e zbehtë, shpesh portretizohen me duart e tyre të mbështetura në trupat e tyre në një mënyrë sensuale.

Gratë në piktura ishin të bindura ndaj artistit, i cili zakonisht ishte një mashkull. Edhe nëse do të kishte një mashkull tjetër në pikturë, sytë e tyre nuk krijonin kurrë kontakt kurrë, pasi do të ishte mosrespekt për artistin.

Vështrimi i grave të portretizuara në piktura shpesh i drejtohej artistit sesa shikuesit. Si subjekt i pikturës së artistit, gruaja ishte në “pronësi” të tij dhe, për rrjedhojë, i bindej pozicionit që mbante.

Shumë rrallë në historinë e hershme gratë portretizoheshin si heroina ose punëtore të mëdha në art. Në vend të kësaj, ato ishin vajza në ankth, gra në shtëpi dhe grua klasike nudo.

Gjithashtu nuk ishte e pazakontë që imazhet e grave të ishin figura të deformuara. Në kohërat e hershme, shumica e artistëve ishin meshkuj, prej ku rrjedh termi “vështrimi mashkullor”.

Me fjalë të tjera, fotografia ose imazhi shihen përmes syve të një burri. Kjo është arsyeja pse në shumicën e arteve klasike të grave, ato kanë një gjendje të nënshtruar.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, si përmes këtij fuqizimi artistik të grave dhe Lëvizjes Feministe, gratë u bënë më pak objekte për kënaqësinë e një shikuesi dhe në vend të tyre personazhe të pavarura.

Megjithatë, trupi i femrës është një nga motivet më të vjetër dhe më të përshkruar në artet pamore. Pikturat e famshme të grave kishin një ndikim të thellë në botën e artit dhe kulturës popullore, që u dha atyre një famë të jashtëzakonshme dhe një audiencë që shtrihej përtej elitës që shkon në muze.

Më poshtë vijojnë disa nga pikturat më të njohura të grave, për të parë se çfarë i bën ato kaq të jashtëzakonshme dhe tërheqëse për njerëzit me prejardhje dhe periudha të ndryshme kohore.

Sandro Botticelli – Lindja e Venusit, mesi i viteve 1480

Lindja e Venusit e Sandro Botticelli-t përshkruan perëndeshën greke të dashurisë ndërsa dilte nga deti si një grua e rritur.

Piktura e famshme përfaqëson idenë e dyfishtë të Venusit të përshkruar në punën e shkrimtarëve antikë grekë që e shihnin atë si një figurë tokësore që simbolizonte dashurinë fizike, por edhe si një perëndeshë qiellore që frymëzoi dashurinë intelektuale për qeniet njerëzore.

Leonardo da Vinci – Mona Lisa, 1503 – 1505

E njohur gjerësisht për buzëqeshjen e saj misterioze dhe bukurinë e përjetshme, një nga pikturat më të famshme të grave të bëra ndonjëherë, Mona Lisa nga Leonardo da Vinci, përfaqëson një portret klasik të Rilindjes, i vendosur në sfondin e një peizazhi të largët.

Linjat e lakuara që përshkruajnë flokët, me male dhe lumenj prapa saj, duke portretizuar kështu lidhjen midis njerëzve dhe natyrës.

Edouard Manet – Olympia, 1856

Paraqitja lakuriq e Edouard Manet e një kortezane shkaktoi një zemërim në mesin e njerëzve në Paris pasi humanizoi prostitucionin, i cili nuk ishte shumë i popullarizuar në kohën kur u pikturua.

Mënyra se si sytë e Olimpia-s duken të përqendruar te shikuesit, gjithashtu tërboi publikun pasi ishte e pazakontë për gratë, por vetëm një prostitutë nudo të shikonte dikë kaq troç, siç duket në  pikturë.

Gruaja në banjën e saj –  Edgar Degas

I famshëm për pikturat e tij që përshkruajnë baletin dhe romancën që projekton, artisti francez, Edgar Degas, ka kapur me kujdes portretizimin e lëvizjes në një mënyrë inovative që është unike e tij.

Shumica e pikturave të tij u skicuan në mënyrë spontane në kohë reale dhe më pas përfunduan në studion e tij. Ngjyrat e buta, neutrale dhe linjat e lakuara butësisht të një gruaje në banjo,projektojnë një ndjesi relaksuese me të cilën çdokush mund të lidhet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore