Sport

Gruaja e Valonit, Lara Gut-Behrami fiton super-G në Garmisch


Lara Gut-Behrami (gruaja e shqiptarit Valon Behrami) fiton sërish garën e super-G në Garmisch.

Lara dhe Valon Behrami

Kjo është fitorja e katërt radhazi e zviceranes në këtë Botëror. Gut, e pakapshme në këtë disiplinë e mbylli garën me kohën 1’17″37. Vendi i dytë për Petra Vlhova, me 28 të qintat më shumë dhe në vend të tretë, me një disavantazh prej 74 të qintat, u rendit Tamara Tippler.

Në klasifikimin e disiplinës, kryeson Gut-Behrami që ngjitet në 445 pikë, përkundër Corinne Suter në vend të dytë me 250 pikë dhe Tamara Tippler në vend të tretë me 240 pikë.

Klasifikimin e përgjithshëm e kryeson Petra Vlhova me 989 pikë, e ndjekur nga Lara Gut-Behrami me 947 pikë dhe Michelle Gisin me 807 pikë. Garat e ardhshme për femra do të jenë ato të Botërorit Cortina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore