Sport

Gruaja e Tyson Fury-t shtatzënë me fëmijën e gjashtë


Gruaja e Tyson Fury-t, kampioni i botës i peshave të rënda në WBC (Komiteti Botëror i Boksit), ka njoftuar se është shtatzënë më fëmijën e gjashtë!

Në intervistë me Gareth A Davis (gazetar i arteve marciale mikse apo sektorit sportiv në përgjithësi në Britani) se: “Paris [bashkëshortja] është shtatzënë sërish dhe Zoti na ka bekuar më një tjetër fëmijë. Unë jam shumë mirënjohës.

Kam një grua të bukur, fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm. Është gjëja më me rëndësi – shëndeti dhe familja.

Asgjë tjetër nuk ka rëndësi veç familjës. Nuk mund ta rikthesh kohën e humbur ndaj, koha e shëndëtshme e shpenzuar mirë me familjes, kurrë nuk është kohë e çuar dëm”, ka përfunduar Fury.

Ndërsa Fury pranon se nuk ka interes për “famë dhe para”, ai ishte luftetari më i paguar për 2020-ën. Në vend të dytë renditet Conor McGregor dhe pasohet nga Anthony Joshua, Deontey Wilder dhe Canelo Alvarez. Përgjatë gjithë vitit, Fury arkëtoi 46 milionë pound.

Ndeshja më se e pritur midis tij dhe Anthony Joshua, ndonëse e konfirmuar, është ende në fazë diskutimi sa i përket finalizimit të marrëveshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore