Bota

Arrestohet për trafik droge gruaja e El Chapo


Ish mbretëresha e bukurisë dhe gruaja e Joaquin Guzman (El Chapo), udhëheqësit të kartelit meksikan të drogës Emma Coronel Aispuro u arrestua me akuzat e trafikimit të drogës në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles, jashtë Uashingtonit.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, gjithashtu dhe vajza e anëtarit më të rëndësishëm të kartelit Sinaloaume me shtetësi amerikane dhe meksikane, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles jashtë Uashington DC.

Ajo do të paraqitet në gjykatën federale në Qarkun e Columbia ditën e martë, në një lidhje me video.

Aispuro akuzohet për pjesëmarrje në shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu dyshohet të jetë bashkuar me disa persona të tjerë për të ndihmuar El Chapo të arratisej nga burgu Altiplano në Meksikë në 11 korrik të vitit 2015.

“Një zyrtar meksikan i njohur me çështjen Coronel, i cili dëshironte të mbetej anonim, thotë se arrestimi i saj është iniciativë e SHBA-ve dhe se ajo nuk ishte në kërkim në Meksikë” shkruan Al Jazeera.

Coronel dhe Guzman janë martuar në vitin 2007. Në atë kohë Coronel 18 vjeç, kishte fituar kurorën e mbretëreshës së bukurisë dhe studionte për gazetari.

Shtetet e Bashkuara e identifikuan Coronel si vajzën e Ines Coronel Barreras, një “tregtar i rëndësishëm i huaj i drogës” dhe një anëtar i rëndësishëm i kartelit Sinaloa.

Ndërkohë, El Chapo po vuan dënimin në SHBA pasi një gjykatë në Distriktin Lindor të New York-ut, e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore