Film

Gruaja e aktorit Chadwick, Simone Ledward Boseman, e pranon me lot “Globin e Artë”


Çmimi për aktorin më të mirë për film dhe dramë në Golden Globes Award, u nda për aktorin e ndjerë, Chadwick Boseman, për interpretimin e tij si një muzikant i talentuar i muzikës xhaz në filmin “Ma Bottom Black Bottom”.

Gruaja e tij, Simone Ledward Boseman, mbajti një fjalim emocional në emër të aktorit të ndjerë gjatë pranimit të këtij çmimi, shkruan Variety, transmeton Albanian Post.

“Ai do ta falënderonte Zotin, prindërit dhe paraardhësit e tij për udhëzimet dhe sakrificat e tyre” tha Ledward Boseman.

Tutje, gruaja e Chadwick Boseman, tregoi se sa inspirues do të mund të ishte fjalimi i tij me rastin e pranimit të këtij çmimi domethënës për karrierë.

“Ai do të thoshte diçka të bukur, diçka frymëzuese, diçka që do të amplifikonte atë zë të vogël brenda të gjithë nesh që ju thotë – Mos ndalo sepse ti mundesh dhe do t’ia dalësh” tha ajo.

Ledward Boseman falënderoi gjithashtu bashkëpunëtorët e Boseman si regjisorin George C. Wolfe, Netflix, Shoqatën e Shtypit të Hollywood-it dhe mentorin e tij Denzel Washington.

“Unë nuk di të shprehem saktë si ai, por e di që po të ishte këtu do të festonte bashkë me të gjithë ne, prandaj i falënderoj të gjithë ata bashkëpunuan me të dhe që ma mundësuan të mbaj këtë fjalim emocional” tha Boseman.

Ndryshe, Chadwick, arriti të triumfoj kundrejt disa aktorëve me shumë reputacion, si; Anthony Hopkins, Riz Ahmed, Gary Oldman dhe Tahar Rahim.

Chadwick Boseman, kohët e fundit para se të ndërronte jetë, u shfaq në filmin “Da Five Bloods” të Spike Lee, një dramë e Vietnamit që i ka dha atij “zhurmën” e Oskarit.

Gjatë karrierës së tij, Boseman tregoi një talent të veçantë për të luajtur figura historike, duke i kthyer në shfaqje të paharrueshme si në rolin e Jackie Robinson në filmin “42”, legjenda e muzikës James Brown në “Get on Up” dhe si kryqtari i të Drejtave Civile në “Marshall”.

Boseman vdiq nga kanceri, në moshën 43 vjeçare, më 18 gusht të vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore