Shqipëria

Greva e Albcontrol, lihen të lirë 23 kontrollorë. Nisin hetimet për ‘shpërdorim detyre’


Avokati i kontrollorëve të AlbControl-it dha detaje të mëtejshme pas shoqërimit të kontrollorëve në polici.  Njoftohet se 23 prej tyre pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

“Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24,  katër sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura”, deklaroi avokati.

Kontrollorët e Albcontrol-it hynë në grevë për shkak të stresit që ndjenin në punë pas uljes së rrogave të tyre për shkak të COVID-19.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ka nisur hetimet për shpërdorim detyre ndaj tyre.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur. Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire ne ketë ngjarje”.

Për shkak të grevës së 65 kontrollorëve të Albcontrol-it është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë fluturimet hyrëse dhe dalëse nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit tonë.

Njoftohet se Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dokumentacionin, kontratat e punës  si edhe grafikët e punës për 65 kontrollorët që udhëhiqnin kontrollin në kullën e vrojtimit në Rinas.

Puna në aeroportin e Rinasit vazhdon të jetë e pezulluar. Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ndodhen në ambientet e Rinasit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore