Shqipëria

Greqia shtyn vendimin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt


Greqia ka vendosur të shtyjë afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës deri më 8 shkurt të këtij viti, si shkak i pandemisë.

Lajmi është bërë i ditur nga policia shqiptare. Ajo ka njoftuar se deri më 8 shkurt dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Kjo do të vlejë vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionat e mallrave).

Në njoftim thuhet se Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga Qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 8 shkurt të vitit 2021.

Sqarojmë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi do të jetë e mbyllur. Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Kjo vlen vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohen të kalojnë”, theksohet në njoftim./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore