Bota

Greqia shkel ligjin ndërkombëtar, mohon identitetin e turqve në Trakinë Perëndimore


Greqia vazhdon të refuzojë identitetin e komunitetit turk në Trakinë Perëndimore, duke shkelur vendimet e marra nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşo, gjatë një konference për shtyp, me homologun e tij grek, Nikos Dendias, u shpreh se Greqia njeh myslimanët turq.

Duke iu referuar pakicës turke në Trakinë Perëndimore, Çavuşo theksoi se “nëse ata thonë se janë turq, ata janë turq. Ju duhet ta pranoni atë. Turqia ka krijuar politika përfshirëse në lidhje me pakicat e saj. Të tillë qëndrimi presim dhe nga Greqia, në lidhje me komunitetin mysliman turk, në Trakinë Perëndimore”.

Kryetari i Bashkësisë së Turqisë, Iskeçe Ozan Ahmetoğlu, u shpreh se Greqia ka ndaluar, 38 vjet më parë, përdorimin e fjalës “turk” në emrin e unionit, edhe pse u themelua në vitin 1927.

Pasi Turqit trakianë perëndimorë aplikuan në rrugë ligjore, për të mbrojtur të drejtat e tyre, GJEDNJ vendosi në favor të tyre në 2008.

Pavarësisht vendimit, Greqia vazhdon të klasifikojë komunitetin si “pakica myslimane”, duke refuzuar identitetin e tyre turk. Autoritetet greke ndalojnë përdorimin e fjalës “turk” në emrat e organizatave.

Duke parë fjalën “turk”, si një kërcënim kundër sigurisë së saj kombëtare, Greqia refuzon të zbatojë tri vendimet e mëparshme të marra nga GJEDNJ.

Ato që lidhen me çështjet e Unionit Turk Iskeçe, Shoqatës së Grave Turke Rhodope dhe Shoqatës së Rinisë së Pakicave Meriç (Maritsa), megjithëse ka pasur thirrje të shpeshta nga autoritetet evropiane.

Ahmetoğlu nënvizoi se bashkimi i tyre ishte organizata e parë e shoqërisë civile, e themeluar nga turqit thrakianë perëndimorë.

Ai shtoi se “ne nuk patëm ndonjë problem deri në vitin 1983. Pas kësaj date, ata u shprehen se nuk ka asnjë turk në Trakinë Perëndimore.

Ai, gjithashtu, tha se liria e besimit dhe të drejtat arsimore të komunitetit turk janë shkelur nga Greqia.

Komuniteti i Turqve të Trakisë Perëndimore

Komuniteti i Turqve të Trakisë Perëndimore vlerësohet të ketë 100 mijë deri në 150 mijë anëtarë. Të drejtat e turqve në rajon u garantuan në bazë të Traktatit të Lozanës në 1923, një pakt i krijuar pas Luftës së Pavarësisë Turke pas Luftës së Parë Botërore.

Çështja e zgjedhjeve të myftiut ka qenë një problem i vazhdueshëm për pakicën turke myslimane që nga viti 1991.

Zgjedhja e myftive nga myslimanët në Greqi u rregullua në Traktatin e Athinës në 1913 midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Më vonë u përfshi në Aktin e vendit 2345/1920.

Greqia e anuloi ligjin në 1991 dhe filloi t’i emëronte myftinjtë vetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore